Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale

Detajet dhe të dhënat tuaja personale që na jepni janë thelbësore për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja, kryerjen e shërbimeve nga ana jonë në mënyrë sa më profesionale dhe efikase, si dhe për faturimin, prandaj mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anulimin e porosisë suaj. Duke u rregjistruar në Website, ju pranonin të na jepni informacione të vërteta dhe të sakta si dhe pranonin përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë. Komunikimi i informacionit të rremë është në kundërshtim me kushtet dhe termat e përgjithshme të BIGSHOP.AL

Ju keni të drejtën e përhershme për të aksesuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ju mundeni në cdo kohë të bëni kërkesë te BIGSHOP.AL për të gjetur se cfarë informacioni personal ne mbajmë në lidhje me ju. Ju mundeni në cdo kohë, dhe sipas kërkesës tuaj, të modifikoni këtë informacion. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 "Për mbrojtjen e të dhënave personale ".

Cookies rregjistrojnë disa informacione të cilat ruhen në hard drive tuaj. Ky informacion na mundëson të gjenerojmë statistika në bazë të të dhënave nga vizitorët në faqen tonë dhe të sygjerojmë produkte që mund të t'ju interesojnë sipas artikujve që keni zgjedhur kur keni vizituar më parë faqen BIGSHOP.AL Cookies nuk përmbajnë asnjë informacion konfidencial në lidhje me ju.